Një banesë në Durrës është përfshirë nga flakët këtë të enjte.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.5 të qytetit bregdetar, pranë zonës së njohur si ish-parku sportiv. Siç duket në pamjet e siguruara nga “Fax News, zjarri ka përfshirë katin e dytë të një banese dy katëshe duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Mësohet se bashkë me orenditë, janë djegur edhe 40 mijë euro cash, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Burime bëjnë me dije se shkak i zjarrit dyshohet të jetë një shkëndijë që ka dhënë teli, që furnizon të gjithë lagjen me energji elektrike.

 

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re