Digjet plotësisht një makinë në Bilisht.
Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e të martës rreth orës 20:00.
Policia bëri të ditur se automjeti i djegur është i tipit “Smart” me targa AA311JI dhe është në pronësi të shtetases me iniciale D.A., 23 vjeç.
Ende nuk është sqaruar nëse zjarrëvënia është e qëllimshme apo rastësore.
Është përfshirë nga flakët në Bilisht mjeti tip “Smart”.
