Një makinë është djegur mëngjesin e sotëm në Tiranë, në afërsi të rrethrrotullimit të Selitës.

Mësohet se mjeti ka marrë flakë në ecje, dhe paraprakisht dyshohet për një defekt në mjet.

Shoferi ka arritur që të dalë jashtë makinës në kohë, duke shpëtuar pa lëndime.

Njoftimi i policisë:

Me datë 14.02.2022, rreth orës 07:45, te rrethrrotullimi në Selitë, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin M. B., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re