Kjo e mërkurë është dhe dita me numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus në vendin tonë.

Tre raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Krujë. Sipas Institutit të Shëndetit Publik rastet e reja në këtë qytet janë qytetarët të cilët kishin marrë pjesë në një ceremoni mortore.

Gjithashtu katër raste të reja janë konfirmuar dhe në Durrës, ku sipas burime për Abc News mësohet se të gjithë janë kontakte me të infektuarit e mëparshëm.

Ndërkaq sot janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 42 persona, duke e çuar në 1341 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re