Detaje të reja dalin nga krimi në familje që tronditi Shkodrën paraditen e sotme (2 Maj) ku Brandon Saporito masakroi me thikë gruan e tij, 54-vjeçaren Sandra Holley. 

Raportohet se çifti amerikan kanë mbërritur në Shqipëri më 27 Mars, sipas postimeve të tyre në rrjetet sociale, dhe kishin shkuar në Shkodër për pushime disa ditë më parë, ku ishin akomoduar në një banesë të marrë me qira në lagjen në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”.

Por në rrethana ende të paqarta, pushimet e çiftit në Shqipëri janë kthyer në tragjedi, pasi 57-vjeçari ka masakruar me thikë gruan e tij, duke i marrë jetën.

“Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me ngjarjen në lagjen “At Shtjefën Gjeçovi”, informojmë se autori i dyshuar i vrasjes së shtetases amerikane, S. S., 54 vjeçe, është bashkëjetuesi i saj, shtetasi amerikan, B. S., 57 vjeç”, deklaruan blutë.

Brandon Saporito raportohet se pasi masakroi 54-vjeçaren ka prerë damarët. Ai mori dëmtime të lehta në dorë dhe u dërgua në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

57-vjeçari raportohet se ka qenë në gjendje të dehur dhe është i alkoolizuar.

“Rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S. S.

Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit”, njoftoi policia në informacionin paraprak.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko