Shkuan në takim me ministren, flasin tetraplegjikët: E dimë që nuk zgjidhen me një të rënë të lapsit, duam pagë minimale për kujdestarët, 80 litra karburant dhe…

tetraplegjiket.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Një përfaqësues i shoqatës së tetraplegjikëve, i cili ishte në takim me ministren e ekonomisë dhe të financave Delina Ibrahimaj, ka folur për mediat, shpresëplotë për gjetjen e një marrëveshje për kërkesat e tyre. Janë 7 kërkesa që kjo kategori i ka bërë në drejtim të qeverisë.

Tetraplegjikët janë të vetëdijshëm se jo të gjitha mund të plotësohen, por thanë se ka ardhur koha që dhe ata të trajtohen me dinjitet.

Pjesë nga fjala e tetraplegjikëve:

Nga debati që patëm lamë të premten e ardhshme, që pasi dy ministritë të bisedojnë njëra me tjetrën të dalin saktësisht në pikat ekonomike që ne kemi bërë prezente. Duam që dita e premte të jetë një ditë e bukur për ne, të na plotësohen të paktën 1 apo 2 nga 7 kërkesat që ne kemi.

Jam shumë i bindur që këtë herë do të shprehen pozitivisht ndaj kërkesave tona. Nuk pres që të zbatohen të gjitha me një të rënë rë lapsit. Ne kemi lindur për të jetuar.

Pika e parë është kthimi i energjisë elektrike, 80% paguhej nga shteti, fatkeqësisht kjo pikë na u hoq nga qeveria e PD.

Duhet që kujdestarët të paguhen me pagë minimale

Duam karburant që të lëvizim, nuk duam para

Ne jemi të privuar që të lëvizim, që të shkojmë te njerëzit tanë, ne të na jepet 80 litra naftë

Është e drejta jonë që të kërkojmë një dhomë në plazh, pasi këmbët tona po degradojmë.

Ne nuk trajtohemi me ilaçe, ilaçet tona janë shumë të shtrenjta, kërkojmë disa gjëra që janë shumë elementare.

Ne shpresojmë që këto kërkesa të na merren parasysh.  

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë