2 të arrestuarit për depon e armëve tre ditë më parë, pas zbulimit të një depoje të montimit të armëve në Yzberisht do vijojnë të qëndrojnë në burg. Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’, për Ervis Bakallin dhe Dorian Kolën, ndaj të cilëve është ngritur akuza e armëmbajtejes pa leje’ dhe ‘prodhimit të armëve luftarake dhe municoneve.

Sipas prokurorisë depoja e armëve është zbuluar krejt rastësisht. Institucioni i akuzës, në kërkesën për caktimin e masës së sigurisë thotë se policia ka ndërmarrë aksionin, pasi kishte marrë informacione dhe ishte sinjalizuar se banesa e Bakallit ishte përshtatur për shtëpi bari. Por nga kontrolli i banesës, u zbulua depoja e cila ishte përshtatur për modifikimin e armëve.

Përpara togave të zeza të kryeqytetit, njëri nga të arrestuarit, Dorian Kalo ka mohuar se ka lidhje ne armët e gjetura banesën në zonën e Yzberishtit. Nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës Kalo ështe shprehur se ai bënte piktura morale kur gjente punë, ndërkohë që paradite punonte si Berber.

Punishtja, për modifikimin e armëve ishte përshtatur dhe ishte vendosur në rrethimin e brendshëm të vilës 3-katëshe , në pronësi të Ervis Bakallit. Armët u gjetën në një autmjet që ndodhej pranë banesës gjeti edhe monicionet si dhe disa pajisje që shërbenin për modifikimin e tyre.

Në cilësinë e provës materiake u sekuestruan, 8 armë zjarri të llojit pistoletë, 3 armë zjarri automatike, 4 zhurmues si ato të armëve të zjarrit pistoletë, silenciatorë, pjesë të ndryshme armësh, makineri që shërbente për  prodhimin dhe modifikimin e pjesëve të armëve të zjarrit, municion luftarak dhe sende të tjera prej metali që përdoren për modifikimin dhe prodhimin e silenciatorëve të armëve të zjarrit, valixhe me pjesë armësh për modifikim, një sasi parash e sende të tjera të kundërligjshme.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re