Kishin planifikuar që kjo e martë të ishte ditë gëzimi për ta, por nuk ka qenë kështu.

 

Një çift nga Vlora, i cili kishte dalë për të realizuar klipin e dasmës është përballuar me një situatë të hidhur.Makina tip “BMW X5” më të cilën udhëtonte çifti, ka marrë flakë dhe për pasojë është djegur plotësisht.

 

Automjeti ka marrë flakë në ecje shumë pranë fshatit turistik në Llogora.

 

Paraprakisht dyshohet se mjeti ka marr flakë si rjedhojë e një defekti teknik i cili vinte nga motori i mjetit.

 

Dyshohet se motori i mjetit ka rënë në flakë për shkak të tejnxehjes së tepërme të tij. Fatmirësisht nuk nuk ka persona të lënduar teksa grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes për të marrë të gjitha provat.