Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në zonën e Dukagjinit në Shkodër. Viktimat janë Gjokë Gurra dhe Eduart Gurra, babë e bir.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bruçaj të Njësisë Administrative Pult.

Sipas informacioneve, bëhet e ditur se Gjokë Gurra dhe Eduart Gurra kanë shkuar sot për të parë shtëpinë të cilën ua kishin djegur mbrëmjen e së mërkurës persona të paidentifikuar.

Teksa shkuan sot për të parë banesën e djegur, ata u qëlluan me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Gjokë dhe Eduart Gurra humbën jetën në vend.

Policia e Shkodrës është nisur drejt vendngjarjes, ndërsa është e paqartë përse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re