Skip to content

Shkuan për t’i àrrestuar burrin që kishte vdèkur dy vite më parë, Nafija rrëzon SPAK-un: U lëndova shumë kur i pashë emrin në TV…

Gjatë ditës së djeshme lajmi i prerjes së 22 fletëàrresteve nga ana e SPAK, për komisionerë që dyshoheshin se kanë mbushur kutitë e votimit, mori dhenë dhe u përgëzua operacioni edhe nga ambasadat më të rëndësishme në vendin tonë.

Por për të kuptuar më mirë katandisjen e dosjes së famshme 339, ku të gjithë pritën àrrestimin e bosëve të mëdhenj, mjafton të themi se dy prej komisionerëve, që u ishte çuar fletëàrresti, kishin ndërruar jetë ndërkohë.

Bëhet fjalë për shtetasit Kasem Lala dhe Besim Bregu, të cilët kanë ndërruar jetë prej kohësh, ama morën një góditje ”shembullore” nga ana e SPAK, strukturë që është ngritur për hetimin e krimeve në nivele të larta dhe korrupsionit.

Fillimisht SPAK u justifikua duke thënë se vdèkjet kishin ndodhur në muajt e fundit dhe të ndjerët nuk ishin çregjistruar, ndërkohë që e vërteta qendron krejt ndryshe. Bashkëshortja e Kasem Lalës, Nafija, tregon se burri i saj ka vdèkur që në vitin 2018, dhe se ajo e ka ç’regjistruar sipas ligjit, dhe të gjitha procedurave.

“Bashkëshorti im ka vdèkur që në dhjetor të 2018-tës. Pas vdèkjes unë kam shkuar dhe e kam ç’regjistruar sipas asaj që e kërkon ligji. Brenda 40 ditëve plotësova të gjitha dokumentet e nevojshme, nuk e kuptoj se pse ata thonë që nuk është ç’regjistruar. U ndjeva shumë e lënduar kur pashë emrin e tij në televizor, ai nuk ka pasur asnjë lidhje me dosjen 339, ka qenë komisioner me PD-në në zgjedhje”, është shprehur Nafije Lala.

Kjo tregon se SPAK, nuk ka ndjekur as procedurat më minimale në këtë dosje që flet prej tre vitesh, për t’iu kontrolluar certifikatat personale personave të dyshuar.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb