Një tërmet me magnitudë 4 gradë të shkallës rihter ka shkundur Jugun e Greqisë pasditen e kësaj të shtunë, fatmirësisht pa dëme në njerëz.

Sipas mediave greke, lëkundjet janë ndjerë rreth orës 16:17 me orën lokale. Lëkundja ishte me thellësi dy kilometra në detin Jon.

Paraprakisht raportohet se tërmeti në fjalë është ndjerë nga njerëzit që banojnë në zonat e jugut të Greqisë, por nuk ka të lënduar apo viktima. Edhe dëmet materiale janë të vogla dhe të pakonsiderueshme.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re