Dy ministra shqiptarë të qeverisë maqedonase janë aksidentuar së fundi pasi automjeti ku ndoheshin u përfshi në një përplasje zinxhir.

Ndodhi kjo në rrugën “Ilindenska” në Shkup.

Ishte ministr i Financave Fatmir Besimi ai që informoi në FB mbi atë çfarë i ndodhi, i gjendur së bashku me kolegun e ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

“Sot vonë pasdite, vetura zyrtare me të cilën kam qenë duke udhëtuar bashke me ministrin e ekonomisë Kreshnik Bekteshi për në mbledhje pune në Qeveri ka qenë pjesëmarrëse në një aksident trafiku që ka ndodhur në udhëkryqin përballë Qeverisë.

Përveç dëmeve materiale në vetura, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar rëndë. Disa nga pjesëmarrësit pësuan lëndime të lehta. Të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë”, shkruan Besimi në Facebook.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re