Në Maqedoni, që nga e enjtja në mesnatë fillon heshtja për referendumin e së dielës. Por pak para këtij dead-line zgjedhor, në orën 19:00 është planifikuar një protestë e grupimeve kundër mbajtjes së referendumit.

Kjo ka detyruar Ambasadën Amerikane në Shkup që t’u apelojë qytetarëve të saj që të qëndrojnë larg vendit ku do të mbahet protesta.

Kjo situatë ka shtuar dyshimet se ajo pjesë e politikës që është kundët emrit të ri, po bën përpjekjet e fundit për të mundësuar një përqindje të vogël në referendum, deri në dështimin e tij.

Bashkësia ndërkombëtare e cila është investuar në mënyrë të paprecedentë në përkrahje të referendimit, e më pas për një “Po” në votë, ka kërkuar fillimisht në mesazhet e saj pjesëmarrje sa më të madhe. Të dielën, në një farë mënyre është dhe përplasja e radhës Rusi – Perëndim, ku fituesi varet nga vota maqedonase, pro ose kundër emrit të ri.     

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re