Qindra njerëz u mblodhën ketë te diele ne kryeqytetin e Maqedonisë, per te protestuar kundër dygjuhësisë dhe te ashtuquajturit shqiptarizim i Maqedonisë. Sipas protestuesve, zyrtarizimi i gjuhës shqipe është humbje e karakterit te shtetit maqedonas. Ata thane se duke pranuar  dygjuhësinë, Maqedonia behet shteti i trete shqiptar ne Ballkan.
 
Protesta përpara ndërtesës se parlamentit ishte paqësore, edhe pse pjesëmarrësit dogjën flamurin e Bashkimit Evropian. Presidenti Gjeorge Ivanov nuk e dekretoi ligjin qe u miratua ne parlament pak dite me pare, duke e quajtur si te panevojshëm dhe jokushtetues.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re