Trupi i vajzës së zhdukur Vanja Gjorçevska nga Shkupi është gjetur në afërsi të Velesit, pas një kërkimi shtatëditor, dhe policia maqedonase thotë se ajo është vrarë në të njëjtën ditë kur është zhdukur, më saktë më 27 nëntor.

Sipas MPB-së, motivi është interesi personal, ndërsa pranë trupit të saj është gjetur një tjetër e vrarë rreth 70-vjeçare.

“Pas masave dhe aktiviteteve të gjithanshme të ndërmarra nga zyrtarët policorë të RSSH-së Shkup, sot në afërsi të Shkupit, afër Velesit, është gjetur trupi i pajetë i të miturës V.Gj., zhdukja e së cilës është raportuar më 27.11.2023.

Lidhur me këto dy raste dyshohen pesë persona, tre prej të cilëve janë ndaluar, ndërsa njëri është jashtë shtetit dhe tjetri aktualisht ndodhet në stacion policor”, është thënë në deklaratën e Prokurorisë së Shtetit

Sipas raportimeve të mediave, babai i saj Aleksandar ka raportuar më 27 nëntor në orën 11:00 se vajza e tij e mitur ishte larguar nga banesa në orën 07:27 të së njëjtës ditë dhe kishte shkuar në shkollën fillore “Johan Hanjrih”, njoftoi ministri i brendshem Oliver Spasovski.

Kujtojmë se Vanja u zhduk më 27 nëntor në Shkup rrugës për në shkollë, ndërsa prindërit e saj, Zorica dhe Aleksandar dyshonin se ajo ishte rrëmbyer.

Viktima tjetër është Pança Z., parukiere nga Velesi, 74 vjeçe, edhe kjo e rrëmbyer. Por mes dy vitimave, një e re dhe një e moshuar, nuk ka ekzistuar asnjë njohje e mëparshme.  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re