Nuk ia del dot Shkupi të bëj surprizën në pjesëmarrjen e parë në turet kualifikuese në Europa Ligë aq më tepër se përballë ishin gjigandët skocez të Gllazgou Rejnxhers. Aq më tepër që në stolin e skuadrës skoceze është ulur një trajner i ri, që ndërkohë është një ish futbollist legjendar, si Stiven Xherard.

Ndeshja e luajtur në kryeqytetin e Maqedonisë është mbyllur në barazim pa gola dhe ka qënë kryesisht një takim i luftuar dhe i balancuar por pa gola të shënuar.

Fitorja në Skoci bën që Rejnxhers të vazhdoj më tej ndërsa Shkupi ta ndal këtu eksperiencën e vet europiane. Skuadra shkupjane ka patur një mbështetje të madhe nga tifozeria vendase dhe tifogrupi I saj “Shvercerat”./Berati.TV

Shkupi 0-0 Gllazgou Rejnxhers

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re