Drejtor i rrjetit akademik shqiptar (RASH) Arjan Xhelaj në një intervistë për Panorama TV ka komentuar propozimin e ministrisë së Arsimit për vitin akademik që pritet të nisë më 2 tetor, ku do të reduktohen raundet për regjistrimet në universitete, nga 3 që ishin do të bëhen vetëm dy raunde.

Xhelaj tha se nuk do të ketë privime për maturantët lidhur me regjistrimin në universitete por kjo nisëm është për të përshpejtuar procedurat dhe nisjen sa më herët të vitit akademik.

Ndër të tjera ai tha raundi i parë do hapet më 29 korrik deri në 6 gusht, dhe se maturantët kanë mjaftueshëm kohë për të bërë regjistrimin e 10 degëve të para dhe të zgjedhin universitetin ku ata duan të vazhdojnë studimet.

Pjesë nga biseda në studio:

“Nëse ke mesataren e duhur regjistrohesh ku ka kuota të lira, pasi shumica e maturantëve regjistrohen mbi 70% në raundin e parë. Në raundin e 3-të mbetet vetëm një 10% për t’u regjistruar, mesatarja mbetet strikte.

Janë dy faktorë që kanë ndikuar, që të lehtësohen procedurat dhe të fillojë me herët viti akademik”

Pse ka funksionuar më herët me tre raunde?

Nuk ka pasur probleme, post raundi i tretë ka funksionuar por këtë herë u afrua më shpejt. Regjistrimet në raundin e tretë kanë qenë diku te 1000, për efekte të dhënies së mundësisë. Post raundi i tretë mund të afrohet në raundin e dytë, maturantët në bazë të mesatares mund të regjistrohen në universitete brenda raundit të dytë.

Nuk besoj se do të ketë provime, pasi raundi i tretë ka qenë për ata që nuk kanë mundur të regjistrohen dhe tashmë do të ketë shkurtim të kohës, pra nëse plotëson kriterin e mesatares mund të regjistrohesh që në raundin e dytë.

Aplikimet janë në dy raunde, i pari nis në fund të korrikut për të pasur rezultatet finale të maturës, 29 deri në 3 gusht. Nëse maturantët kanë dëshirë, maturantët mund të regjistrohen në këtë afat kohor prej 6 ditësh, portali të jep sinjal mbi preferencat dhe të dhënat i dërgojnë sinjale universiteteve.

Nuk ka rëndësi renditja e degëve?

Nuk ka rëndësi renditja e degëve, mjafton rezultati. Maturantët kanë mjaftueshëm kohë, 28 ditë që të shikojnë portalet e universiteteve për ofertën akademike, numrin e kuotave dhe degët. Ka shumë programe që universitete i kanë shtuar këtë vit, ku është saktësuar dhe numri i kuotave dhe kriteret, ku maturantët e vendosin se ku do aplikojnë. Në 10 preferenca, ka mjaftueshëm hapësirë që maturantët të regjistrohen në degët që duan.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re