Pas vendosjes së trajnerit të ri të skuadrës, Santiliano Dule ditën e premte u bë edhe grumbullimi i parë i skuadrës por jo i plotë për këtë vit. Madje për të dielën e shkuar ishte planifikuar edhe një miqësore me Teutën por ajo nuk u zhvillua dhe sipas beratasve ishte klubi durrsak që anulloj takimin dhe nuk udhëtoj drejt Beratit.

Tekniku Dule me skuadrën u ritakua sërish me skuadrën ditën e hënë dhe grupi ishte më i plotë madje edhe më i karikuar pasi ashtu, si ka deklaruar edhe klubi në faqen e vet zyrtare në façebook janë paguar edhe pagat e prapambetura të muajit nëntor të të gjithë futbollistëve.

Sot me skuadrën është bashkaur edhe mbrojtësi boshnjak Armin Mujkiçç që ka qëndruar më gjatë me pushime kundrejt futbollistëve të tjerë.

Sipas asaj që klubi por edhe vet trajneri kanë shprehur Tomori pritet të jetë në merkato për të synuar 3-4 afrime për pjesën e dytë të sezonit ku synohet, si objektiv parësor pesëshja e parë në grupin B./Berati.TV

 

LIKE FAQES NE FACEBOOK PER LAJME TE NGJASHME