Largohet nga sistemi i drejtësisë gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Agim Bendo.

Gjyqtari e ka paraqitur kërkesën e dorëheqjes në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe komisionin e Vettingut.

Këshilli i Lartë Gjyqësor do të shqyrtojë sot kërkesën e gjyqtarit për dorëheqje.

Verifikimet për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Tiranë, Agim Bendo, kanë nisur që gjatë muajit shtator të vitit 2018.

Bendo ka gjykuar disa çështje të bujshme në historinë e drejtësisë shqiptare, nga 21 Janari te dosja Hakmarrja për Drejtësi, çështja e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, etj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re