Temperaturat këtë javë pritet të kapin shifrat deri në 39 gradë celsius.

Java e dytë e qershorit nis me temperatura të larta, vlerat e të cilave do të arrijnë deri në 39 gradë.

Metereologët bëjnë me dije se ky muaj do të sjellë të nxehtin afrikan.

“Nga dita e mërkurë deri në fundjavë do të kemi rritje graduale të
tyre duke bërë që ditën e premte dhe të shtunën të kulmojë me vlerat
38-39 Gradë Celsius. Është një muaj i nxehtë. Parashikohet që muaji
qershor të mbyllet më i lartë se vlerat klimatike.”

Por, mjekët bëjnë apel për të treguar kujdes gjatë kësaj periudhe. Të
moshuarit, por edhe fëmijët nuk duhet të ekspozohen në diell gjatë
periudhës së pikut.

“Personat më të riskuar janë kryesisht persona që kanë sëmundje
kronike, probleme kardiovaskulare, sëmundje renale, sëmundje të sistemit
respirator. E rëndësishme është që personat që janë të riskuar të mos
ekspozohen në temperaturat e pikut, të konsumojnë sa më shumë lëngje”,
thotë mjekia Fllënxa Sula për Ora.

Stina e verës sjell edhe shtimin e virozave, ndaj ushqyerja e
kujdesshme do të eleminonte shqetësimet shëndetësore gjatë kësaj
periudhe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re