Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka korrigjuar njoftimin e bërë pak më parë në faqen zyrtare të saj drejtuar shtetasve amerikanë në Shqipëri, lidhur me protestën e njoftuar të mbahet pasditen e sotme në bulevardin para kryeministrisë.

Njoftim i i korigjuar

Në faqen e saj, ambasada i bëri thirrje qytetarëve amerikanë që jetojnë në Shqipëri të shmangnin zonën ku do të zhvillohej tubimi.

Ndërkohë apeli për kujdes niste me fjalinë se “Partia Demokratike e Shqipërisë ka njoftuar se do të mbajë një protestë pranë zyrës së Kryeministrit”.

Por në faqen zyrtare të ambasadës, mund të shihet që ky njoftim është përditësuar.

Fjalia ku përmendej se protesta e sotme ishte lajmëruar nga PD, është korrigjuar, duke e hequr emrin e Partisë Demokratike.

 

Njoftimi i parë i ambasadës së SHBA:

Njoftimi i parë i Ambasadës amerikane në Tiranë, ku përmendjej PD

Partia Demokratike e Shqipërisë ka njoftuar se do të mbajë një protestë pranë zyrës së Kryeministrit.

Qëllimi i deklaruar është kundër rritjes së kostos së energjisë elektrike në Shqipëri.

Kjo protestë mund të zhvendoset në zona të tjera në Tiranë, ose tubime të ngjashme mund të mbahen në zona të tjera të qytetit.

Kohëzgjatja e tubimit të pritshëm është e panjohur.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet.

Ndërsa shumë organizime të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme.

Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve vendore të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.

Njoftimi i parë
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re