Skip to content

Shmangu detyrimet fiskale, arrestohet biznesmeni i shpallur në kërkim

Në vijim të zbatimit të planit të masave kundër informalitetit financiar dhe në kuadër të hetimit të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan ka vijuar operacioni policor i koduar “Informaliteti” nga ku u bë i mundur arrestimi i shtetasit Agron Xibraku.

 

Arrestimi I tij është bërë pasi gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka dhënë në mungesë vendimin arrest me burg për Xibrakun.

 

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është administrator i një shoqërie aksionere dhe ka falsifikuar dokumente të shoqërisë duke vjedhur të ardhurat e kësaj shoqërie në dëm të ortakëve të tjerë.

 

Po me vendim të Gjykatës është vendosur sekuestro preventive e aksioneve që ky shtetas kishte në këtë kompani, sekuestro kjo e ekzekutuar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan