Subscribe

Arrest me burg për Erion Marinin kultivuesin e 181 rrënjë kanabisi që u gjetën në një banesë në Dërmënas të Fierit.  Ky ishte vendimi i Gjykatës, e cila të njejtin vendim ka dhënë edhe për faturistin Klajdi Grëmi, ky i fundit i akuzuar për shpërdorim detyre.

 

Mase më të zbutur, me  detyrim paraqitje u dha për elektriçistin e zonës Behar Fata.

 

Erion Marini, i njohur ndryshe edhe me emrin Xhevair Gashi, u arrestua nga policia pasi në vilën e tij u gjetën 181 rrënjë kanabisi.

 

Tre ditë më parë policia zbuloi lëndën narkotike të mbjellw në vazo në 5 dhoma gjumi në katin e tretë të vilës së Marinit në Dërmënas.

 

Gjatë seancës u pohua se faturisti duhet të krahasonte konsumimin e energjisë elektrike nga banorët në matësat e tyre me matësin kryesor të gabinës qëndrore dhe më pas duhet të kishte kuptuar diferencën që vidhej. Pas zbulimit ata duhet gjithashtu të kishin njoftuar eprorët për këtë vjedhje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re