Dalin në dritë të tjera detaje në lidhje me personat e plagosur gjatë shpërthimit të një mjeti në lëvizje mengjesin e kësaj të premteje në Unazën e Re, pranë Selitës në Tiranë.

Në makinën që shpërtheu nga lënda eksplozive ishin dy persona.

Njeri prej tyre, drejtuesi i mjetit Mikel Harizaj është person I skeduar nga policia.

Në vitin 2009 ai është arrestuar nga policia.

Kjo pasi 42 vjecari në atë kohe akuzohej se pas një sherri në lokal,  tentoi të vriste 3 persona duke u atyre hedhur një granatë.

Pas sherrit Harizaj kishte dalë nga lokali dhe kishte shkuar te makina e tij, që e kishte të parkuar afër lokalit, prej ku kishte marrë një granatë dore, me të cilën kishte sulmuar shtetasit Ervis Alushi, Gentian Abazi dhe Edison Ademi.

Në këtë ngjarje të 12 viteve më parë Mikel Harizaj u arrestua në Selenicë të Vlorës, aty ku edhe ka lindur.

Ndërsa për 26 vjecarin Serini Dumi, lindur në Berat dhe banues në Tiranë që ishte pasagjer në mjetin që shpërtheu nuk ka të dhënë si person I proceduar më parë nga policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re