ARRSH njoftoi nisjen  e punimeve për fazën e dytë të ndërhyrjes për kryerjen e punimeve rehabilituese në segmenti rrugore nga Kthesa e Rinasit deri ne Fushe Kruje.
 
“Mjetet e transportit tëmallrave/kamionët që udhëtojnë nga Shkodra, Lezha në segmentin Milot – Fushe Krujë në drejtim të Tiranës dhe Durresit duhet të ndjekin drejtimin e Kamzës dhe të vazhdojnë udhëtimin nëpërmjete Autostradës.  Siç edhe është njoftuar me parë Dogana e Tiranës është e aksesueshme nga ana e Vorës. Mjetet mund të aksesojnë Doganën  vetëm nëpërmjete segmentin rrugor Vorë – Dogana e Tiranës për të kryer shërbimet Doganore dhe të kthehen përsëri në drejtim të Vorës”, thuhet në njoftimin e ARRSH.
 
Sic edhe mund të kuptohet segmenti do te jete i bllokuar për të gjitha mjetet gjatë periudhes së kryerjes së punimeve ndërsa makinat e vogla të zonës mund të vazhdojnë të përdorin segmentin rrugor nga kthesa e Rinasit deri në Fushe Kruje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re