Reshjet e vazhdueshme të shirave të nisura që mbrëmjen e së martës kanë krijuar proleme në rrugën nacionale Burrel – Milot.
 
Segmenti i Shkopetit është i mbushur me gurë të cilët kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve.
 

 
Megjithë ndërhyrjen e firmës mirëmbajtëse, aktualisht situata mbetet e njëjtë ndërkohë ju bëhet apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes së tyre në këtë aks rrugor pasi mund të ketë rënie të befasishme të gurëve.
 
Prania e gurëve në këtë rrugë e bën qarkullimin e rrezikshëm për shkak edhe të terrenit në të cilin ndodhet.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re