Dhjetë drejtues mjetesh janë arrestuar gjatë fundjavës, 7 prej të cilëve për drejtim mjeti në gjendje të dehur, dy për drejtim mjeti pa patentë. Ndërkohe gjate aksionit te rrugoreve u pezulluan 75 leje drejtimi. 24 leje u pezulluan për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, ndërsa 41 për shpejtësi tej normave të lejuara në autostradë dhe në qendrat e banuara.
 
Po kështu patrullat e rrugoreve vendosen masa administrative ndaj 1751 shofereve. Gjobat u vendosën për mungese te rripit te sigurimit dhe për shkelje të semaforit. Por nuk munguan as ndëshkimet per përdorimin e celularit gjatë drejtimit të makinës.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re