TIRANE- Policia Rrugore bashkë me Forcat “Shqiponjat” kanë ushtruar kontrolle gjatë natës në zonën e Unazës së Madhe, pas ankesave të banorëve për zhurmë të mëdha në këtë aks për shkak të shpejtësisë së mjeteve.

Nga kontrollet e ushtruara janë konstatuar dhe ndëshkuar 4 drejtues për drejtim mjetin nën efektin e alkoolit, 6 për mosrregullim shpejtësie apo gara me shpejtësi si dhe 3 shoferë për xhama të errët.NJOFTIMI I POLICISEDuke marre shkase nga shqetesimet e shumta te banoreve te unazes se madhe per zhurmat e mjeteve qe tejkalojne limitet e shpejtesise duke bere gara me shpejtesi ne oret e vona te nates si dhe rrezikun potencial qe paraqesin keta drejtues mjetesh per sigurine rrugore, u organizuan sherbime te perbashketa kontrolli nga Forca “Shqiponja” dhe Policia Rrugore e kryeqytetit me objekt kontrolli garat me shpejtesi, perdorimi i alkoolit, xhamat e erret, posedimi i lendeve narkotike dhe sende te tjera te paligjshme.Nga kontrollet e ushtruara deri ne keto momente jane konstatuar dhe ndeshkuar 4 drejtues mjetesh per drejtim mjetin nen efektin e alkoolit, 6 drejtues mjetesh per mosrregullim shpejtesie apo gara me shpejtesi si dhe 3 drejtues mjetesh per xhama te erret. Nderkohe 👮♀ eshte ne detyre dhe fton cdo qytetar te telefonoje te 112 per paligjshmerite dhe shqetesimet qe konstaton.(ed.me/BalkanWeb)

!function(f,b,e,v,n,t,s)
{if(f.fbq)return;n=f.fbq=function(){n.callMethod?
n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};
if(!f._fbq)f._fbq=n;n.push=n;n.loaded=!0;n.version=’2.0′;
n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;
t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window, document,’script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘187192692148875’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re