Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor iu ka tërhequr vëmendjen të gjithë shoferëve të cilët, për shkak të shkeljeve të ndryshme, kanë humbur të gjitha pikët e lejes së tyre të drejtimit.

 

Të gjithë këta shoferë të pabindur do të duhet t’I nënshtrohen testit për norma sjelljeje i cili sipas DPSHTRR është shumë i vështirë për tu kaluar.

 

Përmes një shembulli të aplikantëve që iu nënshtruan testimit për norma sjellje ditën e sotmë, DPSHTRR njofton se asnjëri prej tyre nuk e ka rifituar të drejtën e patentës.

 

Në konkluzion, DPSHTRR kërkon nga drejtuesit e mjeteve repktimin e normave të qarkullimit rrugor për të shmangun edhe të gjithë angarinë që ka procesi i riedukimit.

 

 

DPSHTRR:

RRËZOHEN 100% në ritestim humbësit e të gjitha pikëve të leje drejtimit! ⛔️ S’ka shpëtim përveçse riedukimit!

Sot ishte grupi i 3-të i testimit për norma sjellje, për ata shkelës të rëndë të rregullave të qarkullimit që me aktet e reja në fuqi për të rifituar të drejtën e patentës duhet të regjistrohen nga e para në Autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë! Nga 28 persona të riregjistruar, u paraqitën vetëm 11 dhe që të 11-të u rrëzuan në testin elektronik të teorisë, çka i ridërgon ata përsëri nga e para në Autoshkollë për t’u ripërgatitur, dhe për t’u riparaqitur për testim brenda një afati 30 ditor (me vetëm 1 mundësi prove)! Dy prej tyre e kanë për herë të dytë!!!!Personat kishin marrë leje drejtimi për herë të parë në vitet: 1994, 1997, 2004, 2007, 2010, 2013, 2017 (2), 2019, 2020, 2021!

⚠️KONKLUZIONI: Respektoni normat e qarkullimit rrugor sepse nëse do t’i humbni të gjitha pikët, do të riktheheni në Autoshkollë dhe më pas nën monitorim të rreptë do të rifitoni patentën vetëm nëse nuk keni mbi 3 gabime në pyetësorin me 30 fjali si edhe nëse kaloni në testin e praktikës! Këtë kohë, angari e kosto mund t’ia shmangni vetes duke u sjellë korrekt në timon e duke mos rrezikuar veten dhe të tjerët në rrugë! Ju jeni problemi dhe po ju jeni zgjidhja‼️

#DPSHTRR #MIE #RitestimiPërLejedrejtimi #AutomotorizimiShqiptar 🇦🇱

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re