Edhe pse aksidente të tilla që kanë marrë jetë të rinjsh në aksin nga Sauku në rrethrotullimin e TEG në dalje të Tiranës kanë qenë të shpeshta, duket se kanë qenë të paktë ata që janë sensibilizuar.

Vetëm 5 orë qëndroi një patrullë e policisë në këtë aks mbrëmjen e së shtunës për të fiksuar shkelje të shumta të tejkalimit të shpejtësisë.

Shpejtësi të frikshme që arrinte deri në 173 km në orë në një orar klur fluksi i automjeteve në këtë zonë ka qenë i plotë.

16 leje drejtimi u pezulluan, ndërsa ndërsa 5 prej drejtuesve janë konstatuar me përdorim alkooli mbi normat e lejuara.

Rrethrotullimi TEG është një nga njollat e zeza të qarkut të Tiranës sa u takon aksidenteve. Shpejtësia marramendëse ka shkaktuar dhjetëra aksidente.

Banorët e zonës thonë se nuk kanë qenë të pakta rastet kur ky aks është përdorur nga të rinjtë edhe si vend për gara me makina që në disa raste kanë qenë fatale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re