Një furgon pasagjerësh ka rënë në përroin e Manatisë në Lezhë, po fatmirësisht nuk raportohen perona të plagosur.

Ngjarja është regjistruar pranë tregut të Lezhës dhe dyshohet se drejtuesi i automjetit ka harruar të vendosë mjetin në frena,  i cili me pas ka rrëshqitur duke rënë në ujë. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje, ndërsa po punohet për nxjerrjen e tij nga uji.

Furgoni ka rënë në momentin që është parkuar në afërsi të tregut ku ndodhet edhe një parking i vogël ku qëndrojnë mjetet e transportit publik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re