Një drejtues automjeti ka ndërruar jetë në rrugën e “Fush Prezës”, afër Urës së Gjolës prej një arresti kardiak.

A.S, rreth të 60-ave ishte duke drejtuar automjetin ka pësuar atak kardiak dhe ka dalë nga rruga bashkë me mjetin ‘’Mercedes-Benz’’.

BalkanWeb siguron edhe foto nga vendngjarja teksa duket se automjeti ka përfunduar në një kanal.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 08.12.2020, rreth orës 15:45, në rrugën e “Fush Prezes”, në afërsi të Urës së Gjolës, shtetasi A.S. rreth moshës 60-vjeçare nën drejtimin e mjetit “Mercedez Benz” dyshohet se si pasojë e arrestit kardiak ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rruge.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe nga veprimet pararake dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.

Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut e humbjes së jetës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re