Tre persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti të shënuar pasditen e kësaj të mërkure  në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë kryqëzimit të fshatit Libonik në Maliq.

 

Shtetasi me iniciale R.L teksa ka qenë duke drejtuar makinën e tij tip “Audi” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

 

Tre të dëmtuarit, shtetasit I. V., 46 vjeç, E. Xh., 23 vjeç dhe O. V., 17 vjeç, u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës.

 

Maliq/Informacion paraprak

 

Më datë 13.09.2023, rreth orës 16:05, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë kryqëzimit të fshatit Libonik, Maliq, shtetasi R. L., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

 

Për pasojë janë dëmtuar shtetasit I. V., 46 vjeç, E. Xh., 23 vjeç dhe O. V., 17 vjeç, banues në Pogradec, pasagjerë në këtë automjet, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës.

 

Me shtetasin R. L., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re