Një aksident është raportuar ditën e sotme në Dibër.
Automjeti i tipit BMW, që drejtohej nga shtetasi F.S është futur “me kokë” në ambientet e brendshme të gjykatës.
Si pasojë e këtij aksidenti, është plagosur punonjësi i shërbimit të sigurisë private që ndodhej në ambientet e gjykatës.
Njoftimi i policisë:
Dibër/informacion paraprak
Në qytetin e Peshkopisë, shtetasi F.S., duke drejtuar automjetin tip ‘BMË’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka hyrë në ambientin e jashtëm të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër duke shkaktuar dëme materiale.
Gjithashtu ka aksidentuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin G.D, punonjës i shërbimit të sigurisë private që ishte në shërbim pranë Gjykatës.
Drejtuesi i mjetit pas marrjes së ndihmës mjekësore do të shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.