Skip to content

Shoferi i “Benz-it” shkel gazin dhe përplaset me motorin

Një aksident u regjistrua mbrëmjen e kësaj të enjteje në qytetin e Elbasanit.

 

Pranë parkut “Rinia”, një mjet tip “Benz” përplasi një motor.

 

Mësohet se shoferi i “Benz-it” po udhëtonte me shpejtësi në momentin e aksidentit.

 

Për pasojë, u plagos rëndë drejtuesi i motorit, që u dërgua menjëherë në spital për kurim.