TIRANE-Shoferi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri po dëshmon sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, lidhur me çështjen ‘Tahiri’.

Gentian Caka është thirrur në Prokurori për herë të dytë, vetëm pak ditë pasi Tahiri hoqi dorë nga mandati i deputetit, për t’i hapur rrugë Prokurorisë që kjo e fundit ta hetojë si qytetar i thjeshtë, pas akuzave për përfshirje në trafik droge.

Kujtojmë se herën e parë kur u mor në pyetje nga Krimet e Rënda, Caka pohoi se kishte harruar dy patentat e ish-ministrit Tahirit në makinën e Orest Sotës, ku ky i fundit u kap në Elbasan me një shumë prej 800 mijë eurosh.

Shoferi, shfaqet në përgjimet telefonike teksa flet me biznesmeni Orest Sota, ndërsa deklaron se i kishte harruar në makinën e 25-vjeçarit patentat e lundrimit të Tahirit.(ed.me/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re