Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Berat, në vendin e quajtur “Kthesa e NSHG-së, ku një motor është përplasur me një makinë.

Goditja ka qenë e fortë, aq sa motori pas përplasjes edhe me bordurën anësore prej betoni të rrugës është dëmtuar.

Siç shihet edhe nga pamjet, motori ka qenë i ngarkuar me shufra hekuri në dy anët e tij.

Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa lëndime, pasi ai është rrëzuar nga motori para përplasjes me bordurën.

Efektivë të policisë rrugore kanë shkuar në vendngjarje, ku edhe po kryejnë veprimet e para hetimore.

Drejtuesi i motomjetit, Kujtim Mbrakulli, pasi ka kryer vizitat rutinë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku edhe u transportuar pas aksidentit, është larguar drejt banesës së tij.

Sipas burimeve në vendngjarje, bëhet me dije se shkak për aksidentin ka qenë lëvizja e motorit, që i ka prerë rrugën makinës, gjatë hyrjes në kthesë.

Fatmirësish, as drejtuesi i makinës së përfshirë në aksident nuk ka pasur lëndime.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re