Një autobus i linjës së Unazës në Tiranë është përfshirë në një aksident paraditen e kësaj të diele.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ferit Xhajko” në kryeqytet, ku drejtuesi i urbanit dyshohet se nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe ka humbur kontrollin dhe më pas është përplasur me një pemë dhe një motor të parkuar.

Shoferi është transportuar në spital ku po merr ndihmën mjekësore.

“Më datë 10.03.2024, rreth orës 09:30, në rrugën “Ferit Xhajko”, shtetasi E. C., duke drejtuar autobusin e linjës së Unazës, dyshohet se nuk është ndjerë mirë nga ana shëndësore, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit, dhe është përplasur me një pemë dhe me një motomjet të parkuar. Shtetasi E. C., po merr ndihmë mjekësore në spital”, thote policia.

Nderkohe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re