Trepersona kanë mbetur të plagosur lehtë nga një aksident Në Sarandë.

 

Drejtuesi një mjeti tip ‘Audi’ ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

 

Te plagosur kanë mbetur vetë shoferi dhe tre persona të tjerë që ndodheshin në të njejtin automjet.

 

Mes të plagosurve bëhet fjalë edhe për një fëmijë të mitur por të gjithë janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën .

 

Sarandë/ Informacion paraprak

Më datë 02.06.2022, rreth orës 15:30, në lagjen nr.3, Sarandë, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë, automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin L. R., 57 vjeç.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasi L. R. dhe pasagjerët në mjet, shtetasit L. R., 54 vjeçe, P. R., 31 vjeçe, si dhe një shtetas i mitur, të cilët ndodhen në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve, jashte rrezikut per jeten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re