Shoferi nuk u ndje mirë/ “Benz”-i në Korçë përplas makinën e parkuar dhe përfundon e përmbysur në mes të rrugës


Një aksident ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku një mjet tip “Mercedes Benz” fillimisht ka goditur një mjet tjetër të parkuar dhe më pas ka përfunduar i përmbysur në mes të rrugës.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se brenda automjetit tip “Benz” ka qenë duke udhëtuar një çift bashkëshortësh, ku papritur drejtuesi i mjetit nuk është ndjerë mirë.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit, ndërsa ambulanca transportoi drejt spitalit dy personat e lënduar.