Skip to content

Shoferi shpëton për mrekulli, po udhëtonte në makinë kur papritur një masiv guri ra mbi kofano

Mund të thuhet lehtësisht se shoferi i kësaj makine shpëtoi për mrekulli nga vdekja e sigurt. Po udhëtonte në makinë me një pasagjer kur papritur makina ndaloi, ndërsa xhamat shpërthyen. Shoferi e pasagjerët kuptuan se në kofanon e makinës kishte rënë një masiv i madh guri, vetëm pak centimetra larg kabinës së makinës.

Ngjarja ndodhi në Greqi dhe siç raportoi media vendase, në momentin e aksidentit aty po lëviznin dy makina me dy çifte që ishin nisur nga Athina për në Arakova.

https://www.youtube.com/watch?v=g3U8ky7LUNU