Pak minuta më parë u raportua në media për të shtëna me armë dhe një të plagosur në Gjirokastër por “Të Paekspozuarit” ka zbuluar se bëhet fjalë për një aksident.

Shoferi i një mjeti ka përplasur një lopë, duke mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Valare.

Xhiroja e ambulancës dhe fenelinat ndezur, bënë që në Gjirokastrën e qetë dhe në fshatin Valare të alarmohet situata, dhe që lajmi për të plagosurin të zinte ekranet e televizioneve.

Personi i plagosur, identiteti i të cilit nuk dihet, është transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

/ TPZ.AL

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re