Skip to content

Shoferi vdes në aksident në Fushë Krujë/ Automjeti i tij përplaset me një mur  

Një person humbi jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në Fushë Krujë.

 

Ngjarja ndodhi në autostradë, ku shoferi i një automjeti tip “Benz”, u përplas me një mur buzë rrugës. Goditja ishte aq e fortë, saqë u rrëzua edhe një pjesë e murit.

 

Drejtuesi i automjetit po udhëtonte i vetëm, ndërsa pas aksidentit u nxorr i gjallë. Por për shkak të plagëve të rënda, ai humbi jetën gjatë transportimit për në spitalin e Traumës në Tiranë.