Katër persona vdiqën dhe tetë të tjerë u plagosën pasi një furgon pasagjerësh u përmbys në Nju Xhersi për shkak se dyshohet se shoferin e zuri gjumi në timon.

Furgoni u përmbys në Palisades Parkway në Engleëood Cliffs rreth orës 1:30 të mëngjesit, të ditës së sotme (2 shtator).

Brenda furgonit ndodheshin 12 persona të cilët do shkonin në një fabrikë në Upstate New York.

Nuk dihet nëse shoferi është mes të vdekurve për momentin.

Shtatë autoambulanca si dhe disa personel të urgjencës dhe zjarrfikës, kanë shkuar në vendngjarje, për të bërë të mundur nxjerrjen viktmave nga furgoni.

Një nga të mbijetuarit u transportua me helikopter në Qendrën Mjekësore të Universitetit Hackensack dhe katër të tjerë u dërguan me ambulancë.

Të mbijetuarit e tjerë shkuan në Qendrën Mjekësore Holy Name, Spitalin Engleëood dhe Qendrën Mjekësore të Jersey City.

Burimi: Ora News

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re