Aksidentohet një familje në aksin rrugor Lushnjë-Fier.

Shkak është bërë humbja e kontrollit të makinës nga shoferja 56 vjeçarja. Sipas policisë në fshatin Gorre, automjeti tip “Peugeot” ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë dëmtuar  burrë e grua dhe djali i tyre 17 vjeç. Ata  ndodhen në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimet e shkaqeve të daljes nga rruga.

Policia Lushnjë:
“Sot më datë 19.06.2022, në aksin rrugor Lushnjë-Fier, në fshatin Gorre, shtetasja L. P., 56 vjeçe, banuese në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vet drejtuesja dhe pasagjerët, shtetasi S. P dhe djali i tyre 17 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimet e shkaqeve të daljes nga rruga”

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re