ELBASAN- Një tjetër aksident rrugor ka ndodhur pasditen e mbrëmjen e sotme në Elbasan. 48-vjeçarja me inicialet A.D nga Elbasani, teksa drejtonte mjetin e saj tip “Opel” me targa AA 230 TK, ka përplasur një kalimtar, duke e plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në aksin rrugor Elbasan –Peqin. I aksidentuari Sokrat Bodurr, rreth 60 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Disa orë më parë një tjetër aksident u regjistrua në Elbasan, ku u plagos një i ri.

Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Elbasan –Peqin, shtetasja  A.D. 48 vjeçe, banuese në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Opel” me targa AA 230 TK, ka aksidentuar shtetasin Sokrat Bodurr, rreth 60 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndëruar jetë në Spitalin Rajonal Elbasan.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re