Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka deklaruar se ka bashkëpunuar me kryeministrin Rama, për shumë vite.

“Rama është i mirë për kafe muhabet”, tha Kryemadhi, teksa shtoi se kryeministri nuk e njeh dorëheqjen.

“Unë e njoh zotin Rama shumë mirë, kam bërë disa fushata elektorale me të.  Ai është shok shumë i mirë për të bërë muhabet tavoline. Pra institucionin e dorëheqjes e kishim përballë një njeriu që nuk e njeh. Dashje pa dashje strategjia e tij arriti aty ku kishte për të arritur dhe e çmontoi këtë vend. Në vend dhe me ndihmën tonë, me ndihmën infantile tonën. Sot po plaket shoqëria po venitet, arriti misionin që nuk bënë në shekuj për Shqipërinë.”- u shpreh Kryemadhi në Fax News.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re