Nis në orën 9:30 në Gjykatën e Vlorës seanca për masën e sigurisë ndaj katër personave të arrestuar së bashku me Flodian Plakun në Orikum.
Seanca zhvillohet sot për shtetasit Albano Lapshi, i çonte ushqim, Armando Dano nga Shkodra berberi. Ligor Doko pronar i hotelit ku u arrestua. Dhe Julian Aliaj qe u kap me pistoletë, i cili ka qenë i dënuar më parë për trafik droge.
I njohur me nofkën “Pole Qorri”, Plaku është i dyshuar për vrasjen e Gentian Bejtjes. Më herët në pranga e policisë ka rënë edhe dy bashkëpunëtorët e tij, Edison Haxhiun dhe Ilir Beqaraj. Këta të fundit mendohet se ndihmuan që Plaku të largohej jashtë vendit. Gentian Bejtja u ekzekutua me mbi 30 plumba pasditen e 15 marsit, brenda serës në oborrin e banesës së tij në fshatin Larushk të Fushë-Krujës.
