Dy ditë më parë gjatë operacionit “Yrsheku”, Policia zbuloi një arsenal të tërë armësh. Në fakt, për të shkuar tek ky zbulim është dashur një hetim për një ngjarje të ndodhur thuajse një javë më parë.

Ndaj një kompleks përgjatë rrugës dytësore Tiranë-Durrës u qëllua me breshëri armësh. Kaq është dashur dhe policia nisi verifikimet, pa menduar se në zonë do të zbulonte një banesë të kthyer në repart ushtarak, pasi armët brenda saj ishin jo vetëm të shumta, por edhe ndër të rrallat.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar një numër i madh armësh duke filluar nga pistoletat, tek automatikët kallashnikovë, mitralozë dhe snajper. Bëhet fjalë për 15 armē zjarri si edhe një sasi të madhe municionesh që u sekuestruan në shtëpinë e Gëzim Harokut.

“Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 15 armē zjarri (1 mitraloz i lehtë, 7 kallashnikovë, 3 pistoleta, 2 arma automatikē MP7, 1 pushkē me dylbi dhe 1 armē gjahu) , 10 granata dore, 10 detonatorë, 10 kallëpe me tritol dhe fitil zjarrpërcjellës, një sasi fishekësh, një automjet dhe dy motorë sportivë”, bëri me dije policia.

Snajperi është rus i markës “Dragunov”, i cili njihet për një precizion të lartë. Krahas të tjerave, grupit kríminal i është hapur edhe një armë automatike “Uzi”, prodhim izraelit me silenciator, i përdorur shpesh për eliminime mafioze. Gjatë operacionit është vënë në pranga Gëzim Haroku dhe është shpallur në kërkim Erigers Mihasi. Ky i fundit ka qenë i arrestuar edhe më parë.

 

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re