Kryebashkiakja e Durrësit, Valbona Sako, ka bërë një deklaratë skandaloze. Duke folur për ABC News, ajo ka thënë se qytetarët po akomodohen në hotele me pesë yje, që në kushte normale nuk do t’i paguanin dot as për pushime. Pra, në njëfarë mënyre, Sako po thotë se këtë nder që Rilindja po u bën këtyre njerëzve, nuk e kanë parë as në ëndërr, se nuk kanë para të shkojnë në hotele me pesë yje as për pushime.

“Ata që nuk janë sistemuar do të thotë që, zotëria, sot jemi në ditën e katërt nuk ka pasur nevojë për t’u sistemuar. Sot kemi evidentimin e saktë të pjesës së qytetarëve që realisht nuk kanë ku të banojnë. Akomodimi është i organizuar dhe siguruar për të gjithë. Qytetarët paraqiten në bashkinë e Durrësit, krijojmë një lëvizje të organizuar me transport dhe i çojmë në hotele në kushtet më të mira, janë hotele me 5 yje, që në kushte normale zotërinjtë nuk do të mund t’i paguanin për pushime”, u shpreh Sako. 

Ju ftojmë ta ndiqni videon për ta dëgjuar me veshët tuaj këtë deklaratë.

/TPZ.al/

VIDEO:

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=FJC97oEdVQo]

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re